Gurëthemeli politik i një xhamie apo flakja e dosjes së saj

Mulla Sula mendon se BFI-ja ekziston vetëm që kur e ka uzurpuuar postin e reisllëkut, prandaj dhe nuk ka kurrfarë historie apo arkivi të shkruar e të dokumentuar nga periudhat dhe personat fertarë pararendës. Ç’mendje e sëmurë kjo e Mulla Sulës

Shkruan Shaban Xhemili

 

Sot, edhe një herë erdhi në shprehje pelivanllëku mashtrues i Mulla Sulës. Fiks tri vite më parë, Myftinia e Shkupit pat organizuar ceremoninë e hedhjes së gurit themeltar të Xhamisë së Fushë Tophanës të cilën do ta finansojnë dhe ndërtojë turqët, respektivisht, Dijaneti i Turqisë. Në ndërkohë, mbase edhe është ndërruar garnitura e vjetër e Dijanetit dhe, këtë e shfrytëzon Mulla Sula për të dëshmuar se sa shumë është aktiv kur është në pyetje “aktiviteti i tij fetar”! Pse sërish gurë themeli në po të njëjtën lokacion, nga i njejti institucion financues? Çka do të thotë kjo? Ose mashtrim i Mulla Sulës që ua bën turqëve, ose është ndonjë marrëveshje në mes tyre që duhet të shkojë në të mirë të Sulejman Rexhepit: kinse ky aktivitet është i tij? Po pse i tij? Çka ka Mulla Sula që u del përpara aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit! Çka do me thënë me këtë veprim? Se ai është vetë “reis” vetë “myfti”! Apo edhe më tej do ta ngulfasë këtë organ më të madh të BFI-së, e cila, tash e tre vjet nuk mund të mburret me asnjë aktivitet të denjë jasht atyre aktiviteteve rutinë.

Në fakt, me këtë gjest Mulla Sula dëshiron t’ua bëjë me dije të gjithë kandidatëve të munshëm për Myti të Myftinisë së Shkupit se, në këtë organ asgjë nuk mund të kryhet pa kaluar nëpër duart dhe xhepat e Mulla Sulës. Gjithçka që duhet të ndërtohet, gjithçka që do ta shtojë vakëfin, gjithçka që do të shndërrohet në vakëf, patjetër që duhet të kalojë nëpër duart dhe xhepat e Mulla Sulës, ndryshe, suspendohen të gjithë. Këtë sjellje Mulla Sula e ushtron vetëm në Shkup, sepse, nëpër myftinitë e tjera as që i shiten “kërcënimet” dhe sharjet banale! Për shembull, le të provojë në Myftininë e Totëvës, në atë të Gostivarit apo, mozo makeq, në atë të Kumanovës. Nuk e rruajnë as për dy lekë! Ndërsa në Myftininë e Shkupit, ka gjetur një “bahçe të babës së vet” dhe, prandaj sillet me kaq idiotizëm; sillet si gangster, duke hedhur gurëthemel në po të njëjtin lokacion sa herë që i teket.

Janë pastaj histori më vete dhjetra përurime të nismës së punës në ndërtimin e kësaj Xhamie. Sa herë që vinin zgjedhjet dhe, sa herë që u duheshin pika politike partisë së tij ku aderon kokë e këmbë, BDI-së, dilte dhe fotografohej te lokacioni duke paralajmëruar se” ja, që neser nisin punët në nërtimin e xhamisë”, referen ky i përsëritur disa herë, deri në bezdi.

Në fakt, me këto sjellje nonshalante dhe tërësisht armiqësore, Mulla Sula pretendon se çdo gjë avancuese fetare në këtë nënqiell nis me epokon e tij dhe prejj tij. Mulla Sula mendon se BFI-ja ekziston vetëm që kur e ka uzurpuar postin e reisllëkut, prandaj dhe nuk ka kurrfarë historie apo arkivi të shkruar e të dokumentuar nga periudhat dhe personat fertarë pararendës. Xhamia e Fushës së Tophanës si godinë, apo si aktivitet më serioz dhe më domethenës i ndërtuar në Myftininë e Shkupit që nga fundi i Perandorisë Osmane, patjetër që duhet ta ketë “vulën e tij”! Nuk është hedhur gurëthemeli nga Afrm Tahiri, e aq më pak nga ish-myftiu Ibrahim Shabani, porse kjo punë bëhet tani dhe në moment, nga vetë Mulla Sula. Ç’mendje e sëmurë?! Kurse nuk është e qartë se pse këtë lojë shkatërrimtare të Mulla Sulës e pranojnë edhe turqët, të cilët, pa dyshim që duhet të kenë dosjen personale rreth nismës së këtij projekti, ku gjithësesi që duhet të jenë të arkivuar edhe faktet dhe fotografiitë që flasin se këtu e tri vite më parë është hedhur guri themeltar i kësaj xhamie në Fushë Tophanë. Janë të kota këto mashtrime optike. Nuk sjellin kurrfarë pike politike në prag të zgjedhjeve vendore në Maqedoni! Ndërsa Mulla Sulën e shpërfaqin në atë krijesë siç është – totalisht “gllup”!

 

 I

Leave a Reply