Hahn uron Ramën: Suksese me qeverinë e re

Komisoneri europian për Zgjerimin Johannes Hahn i dedikon një status në Twitter Edi Ramës . Ai uroi kryeministrin për formimin me sukses të qeverisë duke shtuar se qeverinë e re e presin përgjegjësi të mëdha për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

 Gjithashtu në një postim tjetër Hahn njoftoi se ka zhvilluar një takim më vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të cilët i vlerësoi për punën profesionale. Sipas tij prania e vëzhguesve të OMN-së ishte një hap i rëndësishëm drejt implementimit të procesit të Vettingut. “Mirëpres vëzhguesit e ONM-së, një hap me rëndësi përpara drejt implementimit me sukses të procesit të Vettingut. Uroj sukseset më të mira për grupin”, shkruan Hahn.

Leave a Reply