Hajredini: Ali Ahmeti bën çmos që ta shpëtojë Gruevskin nga burgu!

Xhevdet Hajredini, ekspert për financa, analist dhe ministër i mëparshëm për financa, i shpalos observimet e tij për pengesat që i bën Ali Ahmeti në qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaevi. Në këtë intervistë, Hajredini e analizon edhe pozitën e Ali Ahmetit në aspektin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe rolin e tij famëkeq që e luan me veprimin e vazhdueshëm kundër reformave të qeverisë, me orvatjet që jurisprudenca të mbetet e robëruar, dhe me këtë edhe Gruevski të mbetet në liri.

Cili është roli i BDI, i cili tani është partneri i koalicionit i LSDM në Qeveri, për të cilin nënkuptohet se do të duhej të pajtohet me agjendën e qeverisë kundër korrupsionit, si dhe me të gjitha aspektet e rëndësishme të proceseve politike në vend? Cilat janë këndvështrimet tuaja mbi rolin e BDI në këto procese politike si partner i koalicionit në Qeveri?

Hajredini: Do të filloja me kohën para se Ali Ahmeti të jetë i detyruar nga Bashkimi Evropian, personalisht nga Federika Mogherini, të largohet nga VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski. Nikolla Gruevski në intervistën për revistën Republika tha se asnjëherë nuk do të lejojë BDI të bëjë koalicionim me LSDM. Në intervencën e gazetarit se si do ta ndalojë këtë, ai u përgjigj se ata nga BDI e dinë se si. “Po a mundet”, vazhdoi gazetari, “të na tregoni se si?” “Na lejoni që disa plane tona t’i mbajmë të fshehta”.
Mirëpo, ndodhi siç ndodhi, pasi që nuk mbet funksionar nga Amerika, NATO, nga Bashkimi Evropian, të cilët erdhën këtu që ta bëjnë të largohet. Por, sjellja e qartë e BDI, nga atëherë deri tani, pavarësisht nga ngjarjet, tregon se ajo lidhje nuk është e këputur.
Parashtrohet pyetja, pse Gruevski nuk e shfrytëzoi atë mjet? Për këtë është bë marrëveshje edhe në konstelacionin e ri në konfiguracionin politik në Maqedoni. Ali Ahmeti duhet të bëjë çmos që t’i ndihmojë Nikolla Gruevskit. Ai, në fakt, duke i ndihmuar atij, e mbron veten. Nëse vjen deri te shkatërrimi, Gruevski do t’i shfytëzojë ato adutë që i posedon, dhe kjo do të sjell pasoja të përmasave të mëdha në Maqedoni, edhe për Ahmetin edhe për VMRO dhe Gruevskin, edhe për vendin në përgjithësi.

Në çfarë mënyre e ndihmon Ali Ahmeti Gruevskin? Na jepni ndonjë shembull?

Hajredini: Ali Ahmeti, unë do të dëshmoj, se që në negociatat për marrëveshjen në Përzhinë, punonte në favor dhe nën presionin e Nikolla Gruevskit. Personalisht kam pasur rastin këtë dëshmi ta dëgjoj nga Piter Vanhaute. Ai edhe në një intervistë për Fokus, në atë kohë, në prill të vitit 2015, tha se gjatë negociatave, në një moment Gruevski ka kërkuar pauzë që të konsultohet vetë me Ali Ahmetin. U larguan, dhe pas një kohe u kthye, Ali Ahmeti ishte zverdhur në fytyrë dhe u kthye nga Gruevski. Ma tha edhe këtë: “Largova edhe një anëtar të grupit të VMRO, dhe e pyeta: Çfarë i keni bë njeriut që ndryshoi kështu? I treguam një film, në katin lartë”.
Do të thotë, kjo lidhje, ky problem edhe sot funksionon. Si? Shumë thjeshtë.
Sipas sugjerimeve dhe rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, duhej të publikohen gjitha incizimet nga bombat. Madje, thuhet në atë rekomandim, edhe ato dialogë të karakterit privat, nëse janë në interesin publik. Kishte tentim që kjo të kalojë në Kuvend, ky propozim të miratohet, mirëpo Ali Ahmeti, jo vetëm se nuk u pajtua që incizimet të publikohen, por shkuan deri aty që BDI propozoi ligj, në pajtim me VMRO, që incizimet të mos publikohen, jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë vendit.
Çfarë do të thotë kjo? Gjërat që gjenden në incizimet, Ali Ahmet me çdo kusht nuk dëshiron të preket, edhe pse i njëjti Ali Ahmeti, para se Zoran Zaevi të publikojë ndonjë incizim për BDI, tha: “ Çdo gjë që ka për BDI, le të publikohet, çdo njëri që ka vepruar, le të përgjigjet”.
Mirëpo, nga ajo kohë, Zaevi, me qëllim ose rastësisht, publikoi vetëm dy-tre incizime për BDI dhe personalisht për Ali Ahmetin, i cili në gjuhë të përkryer maqedonase flet me Gruevskin për shpëtimin e ndërtimeve të paligjshme në Çair, ndërsa i njëjti njeri për 17 vite me radhë e aplikon Marrëveshjen e Ohrit vetëm për vete. Ka mundësi dhe para të paguajë përkthyes dhe në çdo paraqitje publike të flet në gjuhën shqipe me përkthim. Që do të thotë se ai e aplikon Marrëveshjen e Ohrit, por, vetëm për vete.
Që do të thotë, ai i pengon të gjitha propozimet. Me vetë faktin se Ligjin për gjuhët e vendosi si kusht, në kundërshtim me mendimin e Hanit dhe të tjerëve se ligji nuk ka nevojë të ketë flamur, ai krijoi bombë. Nuk e kishte ai aq për gjuhën, sepse, nëse e kishte për gjuhën, veçanërisht në këto 8 vite, nga të cilat 5 vite ka shumicë në Kuvend, këtë ligj do ta sillte në marrëveshje me Gruevskin.
Por, ai nuk e kishte ligjin primar. Për atë primare ishte t’i ndalojë proceset e sjelljes së ligjeve për reforma, të vazhdojë robërimi i gjyqësisë, të kemi vonesa në seanca gjyqësore për dy vite me radhë.
Dhe paramendoni, këto procese, nëse vazhdojnë kështu, pasi që të sjellin gjykime gjykatat themelore, ato duhet të shkojnë në ato të apelit, kështu që me këtë zvarritje të proceseve nga Ali Ahmeti, ai i ndihmon Nikolla Gruevskit drejtpërdrejtë

Çfarë duhet të bëjë Zoran Zaevi si Kryeministër i kësaj qeverie në këtë moment?

Hajredini: Nuk kishte nevojë Zaevi t’i pranojë të gjitha kushtëzimet e Ali Ahmetit, posaçërisht pas ndryshimeve në VMRO, dhe pasi nuk pati më mundësi që Ali Ahmeti të shkojë dhe të bëjë koalicionimin me VMRO. Zaevi nuk duhej ta mbështesë Ali Ahmetin për kryetarët e komunave, sepse komuniteti ndërkombëtar, Bashkimi Evropian, nuk do t’i lejonte Ali Ahmetit të del nga qeveria dhe të krijojë krizë, zgjedhje etj. Kjo tani nuk ka mundësi. Vetëm duhet pasur parasysh, në veçanti Zoran Zaevi, se procesin e zgjidhjes së kësaj krize e mundësuan ata 30-40.000 votues Shqiptarë, të cilët i sollën 4-5 deputetë koalicionit të LSDM.
Ali Ahmeti ndihmoi edhe në KSHZ, përmes Subhi Jakupit, i cili përmbahej nga votimi për hapjen e kutive tjera në Gostivar..VMRO nuk do të kishte as 51 deputetë…
E tani, ata Shqiptarë që votuan për Zaevin, me të drejtë janë të dëshpëruar. Një nga ata në Çair i tha Zaevit në fytyrë:”Ne votuam të na shpëtosh nga banditët e BDI në Çair, e ti erdhe këtu t’i shpëtosh banditët e Ali Ahmetit”. Zaevi mbeti pa tekst. Zaevi nuk duhej të shkojë deri në atë masë, mundej edhe ai t’i bëjë presion Ahmetit dhe të mos mbështeste kandidatë për kryetarë komunash për të cilët edhe vetë tha se janë të korruptuar. Këtu, ende nuk mund të zbuloj se pse Zaevi deri në atë masë e mbështeti. Ali Ahmeti këtë e bën që ta mbrojë veten dhe ta shpëtojë Gruevskin.
Gruvski, në momentin kur të sheh se do të burgoset, ndërsa me proces të këtillë kjo nuk do të ndodhë shpejtë, atëherë ai do t’i zbatojë të gjitha kërcënimet që i paralajmëroi më herët.

/Almakos/

Leave a Reply