Han: Sundimi i së drejtës, i rëndësishëm për vendin

Eurokomesari Johanes Han në konferencën për shtyp me kryeministrin Zaev mes tjerash tha se të gjitha partitë politike duhet të jenë të hapur dhe të bashkëpunojnë dhe të fokusohen që në tetor vendi të merr datën për hapjen e negociatave me BE-në. Han tha se tha se kompromisi për miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike, jep një sinjal të mirë dhe kontribon në sundimin e së drejtës në vend.

“Siç dini kam kaluar ditë apo netë të gjata këtu në Maqedoni për të arritur qëllimet euro-atlantike. Me të vërtet më vjen keq që të gjithë shtetet nuk kanë vendosur për hapjen e negociatave në qershor, sepse ju me të vërtetë keni kryer detyrat tuaja, shpresoj me të vërtetë që kjo punë të mbaroj në tetor. Kam ardhur në Shkup për të diskutuar posaçërisht për sundimin së drejtës. Të gjitha forcat politike duhet të kenë për qëllim hapin e madh që duhet të merr vendi në tetor. Puna e Prokurorisë Speciale duhet të vazhdoj. Vendet anëtare po  ndjekin me kujdes zhvillimet në sundimin e së drejtës. Kjo mbi gjitha është e rëndësishme për qytetarët e vendit tuaj. Është e rëndësishme që është ruajtur pavarësia e Prokurorisë Speciale Publike në brendësi të Prokurorisë Publike”, tha mes tjerash Han.

Leave a Reply