Haradinaj sot në Bruksel me kryeministrat e tjerë të Ballkanit

Këshilltari për media i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi tha për KosovaPress se Haradinaj dhe homologët e tij nga katër shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar në një darkë nga Mogherini për nder të festave të fundvitit.“Kryeministri Haradinaj do të niset për Bruksel në takim me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Matoshi.

 

Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, përfaqësuesja e lartë dhe kryeministrat pritet të diskutojnë zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën për 2018, viti që do t’u ofrojë partnerëve në rajon mundësinë e vetme për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE.

Përveç Haradinajt në Bruksel te Mogherini do të jenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi, Dushko Markoviq , kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, përgatiti Express.

Leave a Reply