Hetimet pas tërmetit, kryeprokurori e nis punën nga Durrësi

Premtoi drejtësi për shkaqet e shembjes së godinave

Një ditë pas marrjes së detyrës, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela e ka nisur punën nga Prokuroria e Durrësit. Ai po zhvillon në këto momente një takim më drejtues të kësaj prokurorie.

Ditën e djeshme, në dorëzimin e detyrës nga Arta Marku, kryeprokurori i ri premtoi drejtësi për shkaqet e shkatërrimit të objekteve nga tërmeti. Prokuroritë në Tiranë, Durrës e Thumanë po hetojnë intensivisht për tërmetin.

Organi i akuzës u ka kërkuar autoriteteve që të mos prishin asnjë banesë pa lejen e prokurorëve. Hetuesit dyshojnë se ka shkelje të rregullave të ndeërtimit dhe se në abuzime mund të jenë përfshirë inxhinierë apo dhe nëpunës shtetëror.

Leave a Reply