Hetimi ndaj ish-kryeprokurorit/ Zbardhen 4 veprat penale të Adriatik Llallës

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Burime për “BalkanWeb” sqarojnë se mbi ish-kryeprokurin rëndojnë katër akuza nga Prokuroria e Durrësit.

Sipas organit të akuzës, procedimi penal ndaj Adriatik Llallës ka filluar në datën 15 mars 2018, dhe mbi të rëndojnë katër akuza.

“Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla për veprat penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal”, thuhet nga Prokuroria e Durrësit.

Leave a Reply