Holanda merr presidencën e BE

Holanda mori nga sot presidencën e radhës se Bashkimit Europian, te cilën do ta mbaje për nje periudhe gjashte mujore. Qeveria vendase pranoi se kjo nuk është koha me e lehte për marrjen e presidencës, ndërsa unioni përballet me kërcënime terroriste, apo probleme shqetësuese, si kriza e emigranteve dhe raportet me Rusinë. Këto çështje kërcënojnë te fragmentarizojnë BE, qe përballet me nje test te vështire. Qeveria e kryeministrit Mark Rutte ka bere te ditur se siguria ndërkombëtare dhe emigracioni do te jene prioritetet kryesore, se bashku me krijimin e vendeve te reja te punës, inovacionin dhe forcimin e ekonomisë se eurozonës. Ne ketë periudhe pikëpyetjet janë ngritur edhe për te ardhmen e Britanisë brenda unionit.

Leave a Reply