Hoti pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë: Destinacioni përfundimtar mbetet integrimi në BE

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një konferencë për mediat pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, tha se marrëveshja e arritur duhet të konsiderohet një hap i madh, për normalizim të marrëdhënieve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot ndikuan të mundësohej njohja nga Izraeli”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi se marrëveshja e arritur do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë së Kosovës, ndërsa shtoi se destinacioni përfundimtar mbetet integrimi në BE.

Leave a Reply