Ibrahimi premton hetimin e të “mëdhenjve”/ Holanda mbështet integrimin

Prokuroria qe do te luftoje korrupsionin tek zyrtaret e nivelit te larte ka krijuar pritshmëri te larta vecanerisht per shkak te mbështetjes se hapur te Shteteve te Bashkuara.

Por nje muaj pas krijimit te SPAK-ut kane filluar te dalin  problemet e para ne funksionimin e prokurorise se posaçme.

Kryetari i këshillit te larte te prokurorise Gent Ibrahimi ka kërkuar ndryshimin e ligjit per te orientuar te gjitha kapacitetet tek zyrtaret e larte.

GENT IBRAHIMI

KRYETAR I KLP

Prokuroria e posaçme do të jetë e detyruar të hetojë edhe cështjen më banale të korrupsionit deri në nivelin e lartë të zyrtarëve dhe politikës. Në rast se ne presim rezultate në luftën kundër korrupsionit, portofoli i juridiksionit duhet të jetë i fokusuar te funksionarët që kanë peshë, nuk është zgjidhja më e mirë, por edhe mund të rishikohet në të ardhmen përsa i përket juridiksionit. Është e domosdoshme që portofoli të jetë më i reduktuar dhe të jetë i orientuar ndaj atyre funksionarëve që kanë peshë.

Edhe kreu i SPAK-ut, Arben Kraja vuri theksin tek ngarkesa duke kërkuar emerimin e dy prokuroreve te tjere, ndersa sqaroi se hetimet po zhvillohen edhe ne bashkëpunim me partneret nderkombetare.

ARBEN KRAJA

DREJTUES I PROKURORISE SE POSAÇME

Kemi filluar hetimet, kemi rivendosur lidhjet me partnerët, janë disa ekipe të përbashkëta hetimore. Prokuroria ka 8 prokurorë të emëruar dhe dy komanduar, meqë kam kryetarin (të KLP-së) këtu, i bëj thirrje të vijojë procedurën për emërimin e dy të tjerëve

Rezultatet ne zbatimin e reformes ne drejtesi kane mbështetjen edhe te mbreterise se vendeve te uleta, e cila vjet vendosi ti thote jo hapjes se negociatave per anetaresimin e shqiperise.

GUUSJE KORTHAL ALTES

AMBASADORE E MBRETERISE SE VENDEVE TE ULETA

Shqiperia ka punuar shume , nje nga hapat me te rendesishem eshte vettingut dhe vazhdimi i i reformes ne drejtesi. vitin e kaluar shqiperia gjithashtu krijoji nje grupw pwr tw luftuar korrupsionin . Te gjitha keto hapa shqiperine , dhe te gjitha vendet e tjera ne rajon i sjellin pranw BE . Perspektiva e holandes eshte gjitheperfshirese , duke përfshire edhe mbështetjen tone per shqiperine , edhe per kete arsye jemi ketu duke punuar me institucionet shqiptare .

Ne mars vendet anetare te Bashkimit Evropian do te mblidhen per te vendosur nese do ti hapen apo jo negociatat Shqiperise, dhe tek ky vendim nje peshe te rendesishme do te kete edhe zbatimi i reformes ne drejtesi e rezultatet ne luften kunde korrupsionit.

Leave a Reply