IGJEUM nxjerr të dhënat: Lëkundjet që janë regjistruar natën dhe si ka lëvizur magnituda

Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë janë regjistruar disa lëkundje.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit janë regjistruar 5 lëkundje me magnitudë të vogël.

Lëkundja e fundit e regjistruar për datën 9 dhjetor është e ores 05:41 me epiqendër Gjirin e Lalzit, me thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1.

Ndërsa lëkundja me magnitudë më të lartë, 3.9 u regjistrua në orën 05:29 me epiqendër në Shetaj, Kepi i Rodinit dhe thellësi 31 km.

Leave a Reply