Iku një vit plotë me mëkate. Të gjithë mëkatuam!

Vë bast që Sulejman Rexhepi do të mundohej të më korruptonte duke më paguar një milion dollarë vetëm e vetëm që ta kursej dhe mos t’ia përmend emrin në shkrimet e mia, t’i sulmoj feudtët e tij por jo edhe atë! E, megjithatë, faji dhe mëkati kanë një emër: faji dhe mëkati quhën, thjesht, Sulejman Rexhepi

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Vitin që e lam pas, do ta mbajmë mend si vit i absurditeteve, si vit i trishimeve, si vit i ironive nga më absurdet, si vit kur u stërpoqën kushtet për të na mbërthyer ndonjë mallkim i Zotit, si etni e si komunitet, sepse në mënyrë shumë nonshalante kemi toleruar dukuri të cilat do të na ngelin si gurëthemel në kështjellën tonë të problemeve madhore që do të na godasin e turpërojnë shumë keq. Do të jetë shumë von për ta mallkuar pastaj Sulejman Rexhepin, sepse nuk e kemi ndëshkuar në kohën e duhur, në momentin kur mbi dinjitetin tonë po piknin njolla turpi. U bëmë absorbues të pashoq të veprimeve kriminale të Sulejman Rexhepit; e duruam të na ofendojë e të na shajë, të na nëpërkëmbë fenë dhe komunitetin, i dhamë përkrahje institucionale në veprimtarinë e tij antihumane e antiislame, ramë në sexhde duke e duruar talljen mbi kurriz, iu lutëm Allahut pandërprerë, me shpirt e me zemër, kurse toleruam Sulejman Rexhepin ta bekojë të keqen (Nikolla Gruevskin) dhe të na e paraqesë si gjë “të shenjtë”!

Ironia e vitit

Gjatë vitit që iku, nga Sulejman Rexhepi kryesisht kemi lexuar gjëra që ia ka shkruar Agim Mehmeti. Shpesh janë thirrur në islam e në Pejgamberin tonë, Muhamedit s.a.v.s. Sulejman Rexhepi dhe Agim Mehmeti të flasin për islam e për të Dërguarin e Zotit?! Që të dy të zhytyr deri në buzë të gojës në haram? Çdo natë Agim Mehmeti duke kënduar “Tope-tope papagallo” e duke u bërë bythë, e në sabah t’i teket e t’ia shkruaj Sulejman Rexhepit një shkrim ku ai e madhëron Islamin? Tani, Agim Mehmeti na e shpërfytyron Sulejman Rexhepin, këtë hajn e dinsëz, në “besimtar të devotshëm”! Sulejman Rexhepi, i cili e vjedh fitrin, e vjedh zeqatin, i vjedh kurbanët, i vjedh nxënësit e Medresesë, Sulejman Rexhepi, i cili e vjedh dhe e shkatërron vakëfin, Sulejman Rexhepi, i cili ia bën aminin vjedhjes së ndihmave humanitare – ky të flasë për islamin??? Po a ka ironi më të madhe se kjo! Kjo, pra, është ironia aboslute – Agim Mehmeti e Sulejman Rexhepi flasin për fenë islame dhe për Pejgamberin tonë! Tybestigfar!

Apeli i djallëzuar i vitit

Çka është apeli i djallëzuar? Të bëhemi bashkë në ruajtjen e së keqes! Të luftohen të gjithë ata që nuk lejojnë të vjedhim e të knaqemi në haram! Ky është apeli i djallëzuar!

Jo një herë, Sulejman Rexhepi, vitin që iku është munduar që të demonstrojë “unitet në popull”, të dëshmojë se sa janë “unikë në hajni” ai dhe feudët e tij! Dhe, këtë “unitet” është munduar ta përkthejë si “unitet popullor”! “Kam përkrahjen e 13 myftinive”, thoshte Sulejman Rexhepi, për të vazhduar “kjo dëshmon se sa unikë jemi”!!!

Urrejtja kundër Sulejman Rexhepit dhe feudëve të tij tashmë nuk është as individuale, as grupore e as klanore, por, tashmë ka marrur përmasat e urrejtjes popullore. Sulejman Rexhepi është njeriu më i urryer në Maqedoninë e Veriut, është njeriu më matrapaz, më i pashpirt, më i ndytë dhe më shkelësi i parimeve fetare! Tërë bota komuniste, të gjitha parimet marksiste-leniniste, të gjitha qëndrimet staliniste, të gjitha djallëzitë titiste, janë akumuluar dhe vlojnë në shpirtin e Sulejman Rexhepit. Dhe, me këtë bagazh shpirtëror të ketë ky njeri ndjenja fetare e kombëtare! Kurrë, sepse, lakmia e tij pas djallëzores është e stërmadhe, me vrull të azhderit.

13 feudtët e tij që i janë bërë “tabi” në vjedhje e në hajni, në kriminalitet e në tallje me fenë, nuk mund të jenë sinonim i unitetit popullor! I tërë populli mysliman në Maqedoni do refoma në BFI dhe largim të hajnave që na turpëruan e na e nxinë fytyrën!

Mëkati i vitit

Mëkatet kryesisht kryhen larg syrit të popullit, larg syrit të njeriut, në fshehtësi të madhe! Kur mëkatet kryhen në mënyrë publike, pa u dridhur qerpiku i syrit, atëherë kemi të bëjmë me krim, me kriminalizim të veprimeve që kryhen nën petkun fetar! Nuk ka ditë që Sulejman Rexhepi dhe marionetat e tij nuk kanë kryer mëkate. Sulejma Rexhepi është prodhues i mëkateve ditore, kurse feudët e tij mëkatojnë sa herë që i duartokasin në mëkatim, e kjo duartrokitje është frenetike, që zgjatë gjatë tërë vitit!

Po çfarë mëkatesh u bënë gjatë vitit që e lamë pas! Natyrisht, u shqiptuan lutje nga goja e psitë, ditën në predikime e natën në thurrjen e intrigave, para miletit të devoshëm e para Zotit cuba e piratë, kaçakë e piromanë; ditën në vjedhje e natën në numërim të mëkateve; ditën në shpërfytyrosje si të devotshëm e natën në rrethin e valles së djajve; natën në thurrje të planeve e ditën në aksione imorale; natën në tjerrje të parimeve fetare e ditën në copëtim të “litarit të unitetit”, natën në shpërndarje të detyrave e ditën të gjithë në punë për Sulejman Rexhepin! Por, hë të themi se, dikush mund të ketë të drejtë e të thotë se këto akuza janë të rënda e të pabaza, këto akuza janë po aq të mëkatshme sa vetë mëkati i Mulla Sulës dhe feudëve të tij! Dakord! Por ama mëkatin më të madh të vitit nuk munden si ta justifikojnë!

Cili është mëkati më i madh i Sulejman Rexhepit gjatë vitit që iku? Pa dyshim, vjedhja e turpshme, vjedhja e trishtueshme, vjedhja e dhembshme e ndihmave fnanciare që u tubuan nga myslimanët e vendit për shqiptarët e Tiranës dhe të Durrësit me rrethina pas tërmetit të 26 nëntorit! Dhe, pas këtij mëkati të trishtë, ranë të gjitha perdet! Sulejman Rexhepi në fillim të këtij viti duhet të ecë! Mjat më!

p.s.

Pasi ia lëshova këtë shkrim mikut tim të dashur që ta lexonte dhe të intervenonte gjuhësisht, ai, pasi e kishte lexuar më mori në telefon! Më tha që qenka bërë si shumë bajat përmendja e emrit të Sulejman Rexhepit. Më sugjeroi që tash e tutje mos t’ia përmend emrin por ta theksoj vetëm si “uzurpatori i BFI-së”, sepse, edhe Aristoteli sa herë që e paskësh sulmuar Platonin, kurrë nuk ia ka përmendur emrin, por ka folur për akademinë e tij! Miku im i dashur, si duket nuk e di se Sulejman Rexhepi nuk është Platoni dhe se “institucioni” i tij nuk është si akademia e Platonit e cila frekuentohej nga qindra nxënës platonistë po aq të mençur sa Platoni. Vë bast që Sulejman Rexhepi do të mundohej të më korruptonte duke më paguar një milion dollarë vetëm e vetëm që ta kursej dhe mos t’ia përmend emrin në shkrimet e mia, t’i sulmoj feudët e tij por jo edhe atë! E, megjithatë, faji dhe mëkati kanë një emër. Faji dhe mëkati quhën, thjesht, Sulejman Rexhepi!

Leave a Reply