Infektohet me Covid-19 Presidenti i Polonisë

Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me koronavirusin Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e Presidencës.

Duda iu nënshtrua testit të premten, ndërsa sot u konfirmua zyrtarisht se është i infektuar. Por gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

Zv/ministri polak i Shëndetësisë, tha për një radio lokale, se të gjithë personat që kanë patur kontakt me Presidentin Duda duhet të futen në karantinë.

Një ditë më parë, Presidenti i Polonisë vizitoi edhe një spital që po ngrihet në stadiumin kombëtar të Varshavës për të shtuar kapacitet dhe për të rritur numrin e shtetërve për të përballuar fluksin e të infektuarve.

Të premten, Polonia regjistroi numër rekord të të infektuarve, plot 13.632 raste të reja. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë shënuar 200 mijë raste të infektimit me koronavirus.

Leave a Reply