INSTAT: Pasojat e pandemisë, ekonomia ra 3.47% në tremujorin e 3 të 2020-s

Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në tremujorin e tretë të këtij, ndonëse me ritme më të zbutura se në tremujorin e mëparshëm, kur i gjithë vendi ishte në izolim.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT, tregojnë se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B), i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, në tremujorin e tretë të vitit 2020 vlerësohet me rënie prej 3,47%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2019. Në tremujorin e dytë rënia ishte 10.2% dhe në të parin -2.52%.

Për 9 mujorin, sipas të dhënave paraprake, ekonomia ka rënë mesatarisht me rreth 5.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Konsumi i dobët ka ndikuar në rënien e ekonomisë edhe në tremujorin e tretë, ndërsa dy sektorët që nuk po ndikohen fare nga kriza janë ndërtimi që ka ndikuar në 0.73 për qind të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme (+0.53). Kjo e fundit shënoi rritje dhe në tremujorin e dytë të viti, ndonëse vendi ishte në mbyllje totale. Të dhënat janë në një linjë me treguesit e hershëm të INSTAT për tregtinë me pakicë dhe volumet e aktivitetit të bizneseve, që tregonin se vetëm ndërtimi ishte pozitiv në tremujorin e tretë.

Edhe bujqësia, që ishte me ecuri pozitive në tremujorin e dytë, ishte në stanjacion në të tretin. Në rritje ishte shëndetësia, duke reflektuar shpenzimet e shtuara për kujdes shëndetësor pas pandemisë.

Sipas INSTAT, në rënien e tremujorit të tretë, Negativisht kontribuuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -2,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,20 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,21 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me -0,07 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,03 pikë përqindje.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Ndërtimi me +0,73 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,53 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,27 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,10 pikë përqindje dhe Bujqësi, Pyje dhe Peshkimme+0,01 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -1,14pikë përqindje.

Ndërtimi (+8.7) dhe pasuritë e paluajtshme (+9.54%) janë dy sektorët që kanë shënuar rritjen më të lartë në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë, duke qenë në tendencë të kundërt me ecurinë e gjithë ekonomisë dhe konsumit të dobët. Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, rreth 60-70% e blerjeve bëhen nga paratë informale, sidomos për apartamentet e shtrenjta, ndërsa ka dhe shumë firma pa histori financiare që po ndërtojnë.

ipas INSTAT, Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e tretë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019,shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritjeme0,03%.AktivitetiiIndustrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 0,78%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me8,72%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 13,01%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 2,38%.

Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 0,73%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,54%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 16,63%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 2,38%.Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 9,93%.TaksatNetombi produktet u ulën me 8,87%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 9,77%, ku rritjen më të madhe e shënuan aktivitetet financiare dhe të sigurimit me +31.64%, të ndjekura nga industria nxjerrëse (+13.2%).

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u ul me 3,86%, me bazë vjetore dhe u rrit me 6% në krahasim me tremujorin e dytë.

Leave a Reply