IPR Marketing tregon sot audiencën për mediat shqiptare

Kompania IPR Marketing, e njohur për gjetjet e saj në sondazhet zgjedhore të Shqipërisë, vjen sonte me një tjetër anketim. Bëhet fjalë për shikueshmërinë e televizioneve në vendin tonë, ku të dhënat do të prezantohen nga gazetarja Ilva Tare në emisionin “Tonight”.

Mbrëmjen e sotme në 21:00 pritet që IPR Marketing sjellë një sondazh për ndjekshëmrine dhe besueshmërinë e televizioneve në Shqipëri.

Nga sa mësohet, sondazhi do të paraqesë televizionet më të ndjekura shqiptare, ngjarjet më të ndjekura si dhe programet në prime time.

Në studion e Tares, njofton Ora News, pritet të jetë edhe një panel analistëshqë do të zbërthejnë përmes pyetjeve të tyre të gjitha përgjigjet e dhëna nga qytetarët pjesëmarrës në sondazh.

Leave a Reply