IRGC theksoi se bombardimet janë thjesht fillimi i një serie sulmesh hakmarrëse

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka bërë të ditur se ka shënjestruar me “dhjetëra raketa” bazën ajrore Ain al-Asad në Irak, një strukturë që operohet bashkërisht nga forcat amerikane dhe irakiane.

“Në operacionin ‘Dëshmori Soleimani’ në orët e para të së mërkurës, dhjetëra raketa u lëshuan mbi bazën e SHBA-ve dhe goditën me sukses bazën Ain al-Asa”, thekson në njoftimin e Gardës Revolucionare.

Më tej, IRGC theksoi se bombardimet “janë thjesht fillimi i një serie sulmesh hakmarrëse pa një afat kohor se kur do të përfundojë”.

“I paralajmërojmë të gjitha vendet aleate të SHBA-ve që nëse nisin sulme nga bazat në vendet e tyre ndaj Iranit, ato do të jenë objektiv i hakmarrjes ushtarake,” thuhet më tej.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim njoftoi se një valë e dytë e sulmeve raketore kundër forcave amerikane ka filluar në Irak.

Agjensia iraniane e lajmeve Fars në një postim në Twitter, shkrepjen e raketave në bazën ajrore të Ain al-Asad e quajti një “hakmarrje të fortë”.

Leave a Reply