Ish- ministri Pangalos letër Metës: Përgëzime për vlerësimin e Fortlumturisë Anastas

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë një letër falenderimi nga ish- ministri grek Theodoros Pangalos.

Kjo letër lidhet me nënshtetësinë që Presidenti Meta i dha kryepeshkopit të kishës ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos.

Gazeta Express mëson se Pangalos e falenderon dhe e përgëzon Metën për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në letër mësohet se ndër të tjera thuhet se Janullatos ka pasur rolin e tij në lehtësimin e problemeve, jo vetëm të shqiptarëve të krishterë ortodoksë por edhe të gjithë shtetasve të tjerë në nevojë pavarësisht bindjeve fetare.

Në mbyllje Pandalos bën një urim për Presidentin Meta dhe gjithë shqiptarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Leave a Reply