Ish-Presidentin francez e pret burgu

Ish-Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy rrezikon 4 vjet burg për korrupsion dhe abuzim me detyrën pasi kjo ishte kërkesa sot në gjyq e Prokurorisë.

“Kjo çështje është një kryqëzatë për mua, por nëse çmimi është dalja e së vërtetës, unë jam gati ta pranoj atë”, tha ish-Presidenti para përfundimit të seancës.

Unë ju kam thënë të vërtetën gjatë këtyre tre javëve, si në paraburgim, edhe gjatë hetimit. Unë ende besoj në drejtësinë e vendit tonë”, deklaroi Sakorzy.

Fjalët e fundit në gjyq u thanë nga mbrojtja e përbashkët e të pandehurve të Sarkozy, avokatit të tij Thierry Herzog dhe ish-gjyqtarit Gilbert Azibert. Gjyqi ndaj Sarkozy konsiderohet i përfunduar dhe vendimi pritet të jepet më 1 Mars 2021.

Leave a Reply