Ishte vaksinuar para grupeve prioritare, gjenerali i lartë spanjoll jep dorëheqje pas akuzave

Gjenerali i lartë i Spanjës, Miguel Angel Villaroya dha dorëheqje të shtunën pas akuzave që ai kishte marrë vaksinën kundër COVID-19 para grupeve prioritare në vend.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles i kishte kërkuar Villaroyas njëherësh shefit të shtabit të mbrojtjes, për shpjegime pasi raportimeve të medieve të premten që ai ishte vaksinuar.

Në një deklaratë mbi dorëheqjen e tij, Ministria e Mbrojtjes nuk deklaroi qartë që Villaroya ishte vaksinuar.

“Gjenerali kurrë nuk kishte ndërmend të përfitonte nga privilegjet e pajustifikueshme që dëmtuan imazhin e Forcave të Armatosura dhe vunë në dyshim nderin e gjeneralit”, thuhej në njoftim.

Më tutje, në këtë deklaratë thuhej se Villaroya “mori vendime që ai mendoi se ishin të sakta”, por që “dëmtuan imazhin publik të Forcave të Armatosura”.

Përveç kësaj mediet spanjolle thonë se ai dhe komandantët e tjerë ushtarakë nën komandën e tij ishin vaksinuar kundër COVID-19, pavarësisht nuk kishin pjesë e grupeve prioritare të imunizimit. 

Leave a Reply