ISIS ka humbur një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak

 

Sipas një zëdhënësi të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ISIS-i ka arritur t’i humbë 40 për qind të territorit në Irak, ndërsa 20 për qind në Siri, përderisa në vitin 2014 ISIS kishte nën kontroll një të tretën e Irakut, duke e përfshirë edhe Mosulin, qytetin më të madh në veri, raporton Agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ofensivat e forcave të armatosura irakiane dhe kurde, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe milicia Shiite në Iran, kanë mposhtur militantët e Shtetit Islamik në Tikriti, në veri të Bagdadit dhe Ramadi në perëndim. Ndërkaq, në Siri, ISIS-i vazhdon të luftojë kundër ushtrisë së presidentit sirian Bashar al-Assad dhe grupeve tjera rebele.

Leave a Reply