Izraeli bombardon disa në Gaza

Sipas informacioneve të siguruara nga burime palestineze, ushtarët izraelitë qëlluan me armë zjarri disa pika vëzhgimi të Brigadave Izzeddin al-Qassam, krahut të armatosur të Hamasit, në qytetet Han Yunus dhe Rafah

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ndaj rajonit të bllokuar duke përdorur si pretekst balonat me flakë dhe helium të lëshuara nga aktivistët palestinezë drejt venbanimeve hebreje në afërsi.

Mbrëmë, ushtria e Izraelit pohoi të ketë shkatërruar një raketë të hedhur nga Gaza drejt qytetit Sderot.

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës ka vuajtur nën një bllokadë të ashpër izraelite që ka privuar afërsisht dy milion banorët e saj nga shumë elemente jetike, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet.

Leave a Reply