Ja pse Sulejman Rexhepi duhet të lustrohet

Brenda 24 orë Sulejman Rexhepi tri herë radhazi dëshmon se është një bimë që gjallëron kot e kot, pa qëllim, pa nijet, pa synim. Thjesht, vegjeton! Nëse i hedhin ujë (fitra e zeqat) jeton, nëse jo – thahet! I përket familjes së bimëve helmuese, prandaj askush nuk e fut benda, e lënë jashtë…

Shkruan Erkanda Kasapi

I.

Ambasada Ruse në Shkup, në bashkëpunim me Muzeun e Luftës Nacionale për Çlirim dhe Pavarësim të Maqedonisë së Veriut, po në këtë Muze, paska organizuar ekspozitën “100 raritete të shtetësisë ruse”! Përfaqësues i shqiptarëve dhe i islamit në këtë event paska qenë si “karapidi” Sulejman Rexhepi dhe dylberi i tij, Muzemil Osmani! Sulejman Rexhepi nuk e njeh konceptin e “reciprocitetit nacional”, prandaj shkon edhe në Serbi për t’ia përkrahur “organet” Ivica Daçiqit dhe Aleksandar Vuçiç! Është fare e kuptueshme se Sulejman Rexhepit nuk i ka ngelur as dy gishta fytyrë që të konsultohet me subjektet shqiptare interesi i të cilëve për momentin thyhet me politikat nacionale ruse! Sulejman Rexhepi, madje, do të refuzonte të shkonte nëse do të merrte pjesë edhe ndonjë subjekt shqiptar. Sepse, ai dëshiron të dëshmojë se në Maqedoni, nga ”blloku mysliman” është i vetmi mik i Rusisë, ndaj dhe e merion një “dekoratë” nga Presidenti Rus, Vlladimir Putin! Fundja, i duhet more!

Dhe, nëse del dikush dhe e mbështetë për muri, me pyetjen “pse i je përgjigjur ftesës ruse o qafir”, sakaq do të përgjigjej:“Po më thirrën more! Hej, Rusia është shteti më i madh në botë! Rusët më kanë garantuar drejtim të BFI-së, ashtu siç më ka garantuar Qania e Qenani, Shaqiri e hamami…”

II.

Kohë tokmakësh, kishte thënë Suleman Rexhepi në kollumnen e vet të fundit, të cilën, si gjithnjë, ia kishte shkruar Agim Mehmeti, sa për ta shtyer kohën e për t’u tallur pak me lexuesit shqiptar dhe me vetë “haxhi reisin” e tij. Kishte bërë një kallaballëk fjalësh, pa kuptim e pa logjikë, pa porosi e pa selam. Thjesht, kishte dashur të thotë se, koha nuk vjen vetëvetiu e keqe, por, kohën e bëjnë të keqe individët! Po pra, ketu duhet të pajtohemi me Agim Mehetin! Kohët emërtohen sipas emrave të personave me namë (nami mund të jetë edhe pezhorativ, i keq, i urryer, psh. koha e Rankoviqit!)

Në kohën e Sulejman Rexhepit BFI-ja përjetoi periudhën më të errët të saj, përjetoi hajninë, grabitjen, shkatërrimin më të padhimbshëm dhe të paushtrueshëm prej asnjë pushtuesi barbar. Na del puna se, në raport me BFI-në Sulejman Rexhepi ka qenë uzurpatori më barbar që nga ekzistimi i këtij Institucioni. Kjo kohë ka emër, nuk mund ta emërtoshë me abstrakcione si për shembull “koha e barbarëve”, por, thjesht: koha e Sulejman Rexhepit! Pra, BFI-ja që nga themelimi i vet e deri më sot ka përjetuar katër etapa, kohëra: 1. Kohën e Perandorisë Osmane, 2. Kohën e pushtimit të mbretërisë serbe, 3. Kohën e komunizmit si dhe, 4. Kohën e Sulejman Rexhepit. Është e dëshmuar, madje edhe nga vetë goja e Sulejman Rexhepit se, tri kohët e para kanë qenë korrekte në raport me Bashkësinë Fetare Islame! Kurse sot po dëshmohet katërcipërisht se BFI-ja, në kohën e Sulejman Rexhepit, po shkatërrohet, është shndërruar në ambalazh të turpit të myslimanëve, me etiketën “Sulejman Rexhepi”! Fatkeqësisht, në këtë kohë jetuan edhe nja dy gazetarë pisa, si Avni Halimi e Agim Mehmeti, të cilët, siç thotë Ismtt Bitiçi, zagari i zgjebosur i Sulejman Rexhpit, e bënin “bajgën lule” për t’i marrur erë. O a bëhet Sulejmn Rexhepi lule!?

III. 

Edhe një herë u dëshmua konstatimi i Afrim Tahirit, udhëheqësit të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, i cili me keqardhje i lutë myslimanët që mos t’ia japin mikrofonin në dorë Sulejman Rexhepit, sepse, shprallohet i tëri dhe shpërfaqet në përmendore turpi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Kësaj radhe, nja dy nxënës fort simpatik të Medresesë, i kishin dhënë hapësirë në emisionin “Shkëndijat e Udhëzimit” (jo “shkëndijat” por “shkëndiat”! Kjo fjalë nuk është adekuate për Dritën Islame, sepse shkëndijat mund të ngelin përjetë vetëm shkëndija pa u bërë DRITË!) në TV GLOB-i të Gostivarit. Kohë prej 47 minutave, mankth, trishtim, turp e debillizëm nga ana e Sulejman Rexhepit! Kohë në të cilën gënjeu, u vetëlavdërua, shau, ofendoi dhe nuk tha kurrfarë fjale të mençur. Intervista e tij do të mund të sublimohej në: gënjeshtër mitike, në mburrje të komunizmit dhe në sharje të funksionarëve të partisë (BDI-së) që me fanatizëm po e mbrojnë nga përndjekja e drejësisë së shtetit.

a) Brenda dy qeverive dy herë Sulejman Rexhepit iu paska bërë “puç”! Për herën e dytë akoma ekzistojnë nebuloza, por ama hera e parë nuk ka qenë as puç e as tentim për puç! Për këtë rast Sulejman Rexhepi po mundohet që këtë gënjeshtër ta ngrisë në mit, kurse tërë bota e di se e vërteta është ndryshe! Një grup imamësh të cilëve Sulejman Rexhepi ua kishte sharë gratë dhe nënat, madje në vend publik, para qindra qytetarëve, u futën nëpër zyret e veta dhe i çuan fjalë Sulejman Rexhepit që të vie në zyren e vet, t’i pranojë dhe të sqarohen për sharjet e tij të pista. Çështë e vërteta, këta teologë të sharë, kishin vendosur që t’ia rrasin nja dy-tri shpulla të forta Sulejman Rexhepit me qëllim që kurrë më mos t’i bie mend të shahet. Por, Sulejman Rexhepi e kishte kuptuar këtë nijet të këtyre teologëve dhe, u frikësua të vie në zyren e vet plotë 13 ditë. Trembëdhjetë ditë pritje për dy-tri shpulla dhe 13 ditë frikë të Sulejman Rexhepit. Kjo është e vërteta dhe, kot e ka Sulejman Rexhepi me fintat e tij prej debilli që ta kamuflojë këtë të vërtetë. Policia i ishte përgjigjur kërkesës së Sulejman Rexhepit që të futen brenda dhe ta mbrojnë nga ndonjë sulm eventual nëse ai do të vendoste të vie ne zyre, si dhe për t’i mbrojtur nëpunësit vegla të Sulejman Rexhepit të cilët ai i quante si “pengje” të puçistëve, ndërkohë që e bënin kokrrën e sefasë, hynin e dilnin sa herë ua donte shpirti, të gjithë nën mbojtjen e policisë së Sulejman Rexhepit si dhe të sigurimit privat që i kishte angazhuar vetë ai.

b) Sulejman Rexhepi, jo që është nostalgjik për periudhën e komunizmit, “ideologjisë së kuqe”, por thjesht, e ka ëndërr jetike që gjithnjë t’ia japë hakun. “Ka qenë sistem funksional”, thotë Sulejman Rexhepi! Po si nuk i vjen turp t’ia përkujtojë shqiptarëve “funksionalitein” e asaj  periudhe! Po si nuk i vjen turp ta madhërojë atë ideologji në raport me funksionimin e islamit, kur dihet se kjo ideologji ka prerë e ngrirë teologë e kombëtarë të mirëfilltë! Si nuk i vjen turp nga shpërnguljet masive që ia organizoi shqiptarëve dhe myslimanëve pikërisht kjo “ideologji e kuqe” (koha e Rankoviqit) vetëm pse ishin pjesëtarë të islamit! Po sa shtëpia të Zotit u rrënuan nga kjo “ideologji” vetëm pse ishte tepër shumë alergjike nga islami! Fnksionaliteti i komunizmit të Sulejman Rexhepit është dëshmuar gjithnjë vetëm kundër shqiptarëve dhe myslmanëve, o Mulla Sulë!

Sistemi komunist ka qenë funksional vetëm ndaj atyre partizanëve që kanë qenë funksional në raport me sistemin. Ka qenë korrekt vetëm ndaj bartësve dhe mbrojtësve të kësaj ideologjie. Sulejman Rexhepi thotë se komunizmi kurrë nuk është përzier në organizimin e brendshëm të jetës fetare! Tërë bota e di se komunizmi, përmes Sulejman Rexhepit, nëpë xhamitë e Shkupit organizoi luftimin e “seperatizmit dhe shovenizmit shqiptar” në vitin 1987! Sistemi komunist e paska realizuar një kërkesë të Sulejman Rexhepit për ta lidhur një “hoxhë e për ta çuar në stacionin policor ku deri në mëngjes e kanë bajtur të lidhur për radiatorësh (këtë poshtrim komunist nuk e deklaron, e fsheh)! Këtë meritë Sulejman Rexhepi ia njeh komunizmit siç ia njeh edhe luftën kundër “seperatizmit shqiptar”! Sulejman Rexhepi edhe sot e kësaj dite fletë me mburrje për këtë ngjarje, duke e lartësuar “funksionalitetin e sistemit komunist”, ndërsa nuk e ka të qartë se po vetëdekodifikohet! Sistemi komunist gjithmonë ka qenë në funksion të bashkëpunëtorëve të vet!  Ja pse Sulejman Rexhepi duhet të lustrohet!

c) Sistemi i komunizmit i dhimbset Sulejman Rexhepit vetëm për shkak të fuunksionalitetit të tij si sistem. Do me thënë, ka qenë shumë operativ. Kurse, ky sistem i sotshëm i Maqedoonisë së Veriut – ky qenka më i gërditshmi, më i keqi dhe më i fëlliqti i të gjitha kohërave. Në këtë sistem nuk ka absolutisht “lliri fetare”, kurse në komunizëm “liria fetare” paska qenë e përkryer. Atëherë, “funksionarët shqiptarë”, përfshirë këtu edhe Sulejman Rexhepin, si nëpunës i digasterit të punëve të brendshme, sektori për pasaporta për të huaj, në të cilën ka punuar vullnetarisht, ose për një honorar simbolik, paskan qenë të fjalës, më agjilë, më funksionalë. Kurse, funksiopnarët e sotshëm shqiptar, pra këta të BDI-së, po zhvilluakan politikë të rrugëçëve, politikë të poshtër, qenkan gjithë gënjeshtarë, sepse edhe pse ia kanë premtuar akreditimin e Medresesë, këtë akoma nuk e kanë bërë. Ehë, po, tash e paska të sosur punën, sepse e paska rregulluar vetë. Në momentin kur presidenti aktual nuk e paska pasur të sigurtë fitoren, atëherë e lusin Mulla Sulën (kush?) që të kyçet dhe, me këtë rast ky ka marrur premtime se do të akreditohet Medresja dhe premtime të tjera (dhënie të bonave me vlerë që ky ta sosë vakëfin)! Pra, presidenti aktual, z. Pendarovski, qenka zgjedhur vetëm falë angazhimit të Sulejman Rexhepit. Për inat të prof. Blerim Rekës!

Sulejman Rexhepi edhe më tej mendon se ka ndikim te popullata myslimane? Po pse këtë ndikim nuk e ushtroi te kjo pupullatë në raundin e parë dhe president të na bëhej Prof. Blerim Reka? Natyrisht, sepse votat joshqiptare të Sulejman Rexhepit nuk do të shkonin për Rekën dhe, pastaj, do të deshifrohej Sulejman Rexhepi si pykë që nuk e rrokë asnjë tokmak!

Leave a Reply