Ja sa bullgarë jetojnë në Maqedoni?!

Vlerësime të ndryshme tregojnë se numri i maqedonasve që kanë aplikuar për pasaporta bullgare është rreth në rreth 200,000, ose rreth 10 përqind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo sipas statistikave zyrtare të vitit 2002, ku Maqedonia thuhej se numëronte 2 milionë banorë.

Tani vet drejtuesi i Entit Shtetëror të Statistikave thotë se tani në Maqedoni nuk jetojnë më shumë se 1.5 milion banor. Nëse kjo rezulton e vërtetë atëherë numrin i maqedonasve që janë deklaruar bullgarë shkon rreth 14 përqind të popullsisë.

Mbi 60.000 kanë fituar pasaportë bullgare nga fillimi i vitit 2012 deri në mesin e qershorit 2018, thuhet në mediumet bullgare.

Maqedonasit kanë marr numrin më të madh të pasaportave sipas të dhënave të Komisionit për shtetësi.

Thuhet se në mesin e maqedonasve me nënshtetasi bullgare ka edhe deputetë të Parlamentit të Maqedonisë.

Në këto të dhëna rezultojnë të vërteta atëherë numri i maqedonasve pritet të bie me regjistrimin e ardhshëm.

Tek shqiptarët pritet të ketë rritje për shkak të natalitetit më të madh, krahasuar me maqedonasit. (INA)

Leave a Reply