“Jam në izolim”/ Spasovski pozitiv ndaj COVID-19

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski bëri të ditur se është pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

“Të nderuar, do të doja t’ju informoja se edhe përkundër respektimit të rrreptë të masave të cilat i ndërmarr për mbrojtjen time personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, mora rezultat pozitiv ndaj COVID-19. Kam simptoma të buta dhe tashmë jam në vetëizolim”, shkroi ministri Spasovski mbrëmë në rrjetet sociale.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 247 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me këtë virus është ngjitur në 27.199, të vdekur janë 15 persona, me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në vend është rritur në 934.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 7.317.

Leave a Reply