“Jam nip Kosove”/ Basha në Prishtinë: Gjyshërit e mi u larguan nga spastrimet etnike

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kryetari i PD, Lulzim Basha takoi kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Basha gjatë fjalës së tij premtoi angazhim për bashkëpunim mes dy vendeve.

Ai gjithashtu kujtoi se është nip Kosove, duke theksuar se edhe gjyshërit e tij janë detyruar të largohen për shkak të spastrimeve etnike.

“Vij me kënaqësi në Prishtinë se më keni dhënë edhe emrin qytetar Nder, kam jetuar këtu, jam edhe nip Kosove. Kam marrë angazhim për një bashkëpunim mes dy vende larg iniciativave të pakonsultuar që kanë sjellë dëme. Është një rrugë e gjatë për Kosovën por plotësisht e mundur. Demokracia ka maxhorancë, ka minorancë, ka opozitë. Kërkoj një bashkëpunim dhe një gjuhë të përbashkët për të cilën gjykoj se hapësira që po krijohet do shërbejë për një bashkëpunim”, tha Basha.

Leave a Reply