Jep dorëheqjen Isa Mustafa: Tërhiqem, kam përgjegjësi për humbjen

Rezultati zhgënjyes në zgjedhjet e 14 Shkurtit ka bërë që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të japë dorëheqjen. Lajmin e dha vetë Mustafa përmes një prononcimi për mediat. Ai u shpreh se do të tërhiqet në mënyrë që LDK-ja të zgjedhë sa më shpejt kryetarin e ri.https://www.youtube.com/embed/mLMmWpmT93Y

“Ajo që është reale është që unë do të tërhiqem dhe së shpejti LDK-ja do ta zgjedhë kryetarin e saj”.

Kreu në detyrë i LDK-së u shpreh se mban përgjegjësi për humbjen edhe pse nuk ka qenë drejtpërdrejt pjesë e zgjedhjeve,

“Do ti bëjmë përgatitjet përmes kryesisë që procesi të kryhet sa me sukses. Unë mendoj se mbart përgjegjësi objektive për këtë që ndodhi pa marrë parasysh që vetë nuk kam qenë në proces të zgjedhjeve. Dua që LDK-ja të fuqizohet dhe të kthehet si forcë e rëndësishme politike”.

Mustafa u shpreh se deri më tani nuk ka tha emra se cili do ta zëvendësojë në krye të partisë pasi këtë sipas tij do ta vendosë Kuvendi i LDK-së.  

LDK-ja ka pësuar humbjen më të thellë në këto zgjedhje pasi ka rënë nën 13 përqind. Dikur kjo parti ka qenë kryesorja në vend, ndërsa me zgjedhjet e fundit LDK-ja nuk kryesonte as në komunat të cilat i kishte bastione të saj.

Një analizë të thellë brenda partisë, Isa Mustafa e paralajmëroi që pas rezultateve paraprake, ku LVV-ja kryesonte bindshëm. Ai respektoi rezultatin e votimeve dhe tha se LDK-ja do të punojë për rindërtimin e vizionit të saj rugovian për vendin.

Leave a Reply