Joe Biden, zyrtarisht president i 46-të i SHBA

Kongresi certifikon fitoren elektorale

Kongresi Amerikan ka certifikuar fitoren e Kolegjit Elektoral të Joe Biden.

CNN shkruan se numërimi i tre votave elektorale të Vermontit e vendosi Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur, Kamala Harris mbi pragun 270, i nevojshëm për të fituar presidencën.

Senati dhe Dhoma hodhën poshtë kundërshtitë për mos pranuar votat elektorale për Biden.

Republikanët kundërshtuan gjithashtu votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Certifikimi vjen pasi protestuesit e pro Donald Trump sulmuan Capitol-in, më herët gjatë ditës së mërkurë.

Seanca e përbashkët e Kongresit, e cila normalisht është një hap ceremonial, u pezullua për disa orë pasi turma bastisi ndërtesën.

Puna rifilloi rreth orës 20:00, me orën lokale, nën drejtimin e Zv/presidentit Mike Pence.

Leave a Reply