Johnson reformon kabinetin, i vendosur të nxjerrë Britaninë nga BE deri në 31 janar

6 / 100 SEO Score

Pas fitores historike të konservatorëve, britanikët i pret një javë e ngutshme që do të ketë në qendër votimin e ligjit për BREXIT. Kryeministri Boris Johnson ka paralajmëruar se do të ndryshojë plotësisht kabinetin qeveritar, ministritë do të shkrihen dhe numri i nëpunësve do reduktohet. Gjithashtu për herë të parë në disa dekada, do të përcaktohen me ligj investime prej miliarda paundësh në shërbimin shëndetësor.

Divorci me Europën po ushtron një trysni të madhe jo vetëm kohore pasi  bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Brukselit dhe Londrës do të jenë të ashpra. Sipas analistëve, nuk do të ishte e pazakontë nëse kryeministri Johnson u jep përparësi negociatave me Shtetet e Bashkuara. Kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron e kanë bërë të qartë se do të duhen takime intensive për arritjen e marrëveshjes dhe presioni i kohës nuk ndihmon.

Boris Johnson ka premtuar në mënyrë të përsëritur se do ta nxjerrë Britaninë nga BE në 31 Janar. Deri tani, miratimi i ligjeve të nevojshme ka dështuar për shkak të rezistencës në parlament. Por konservatorët e Johnsonit fituan një shumicë të qartë në zgjedhjet e të enjtes së kaluar.

Leave a Reply