Joshua: “Do të përballem me Furyn”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA dhe WBO), ka deklaruar se është gati për të zhvilluar një duel ndaj Tyson Fury (WBC), duke u dhënë fund dyshimeve se është kundër një sfide të madhe mes dy britanikëve gjatë këtij viti.

“Unë kam thënë se nëse është Tyson Fury personi që ka titullin tjetër, atëherë ai do të jetë rivali im i radhës. Unë do të përballem me këdo që ka titujt e tjerë, nuk ka problem për mua se kush është ai. Unë dua të bëhem kampioni i padiskutueshëm i botës dhe t’i kem të gjithë titujt”, ka thënë Joshua.

“Nuk kam asnjë arsye për të mos e zhvilluar atë sfidë apo të kem frikë nga ai. Tysoni është një boksier dhe rival si gjithë të tjerët. Ai ka një titull, unë kam të tjerët, ndaj le të duelojmë se kush është më i miri”, ka shtuar Joshua. Kjo përballje pritet të zhvillohet në maj ose qershor të këtij viti 2021.

Leave a Reply