“Ju i pretë dorën Sulejmanit, ne do t’ju presim këmbën”/ Tensioni SHBA-Iran, bota apelon për diplomaci

Bota reagoi shpejt pas sulmit të Iranit mbi dy baza amerikane në Irakun fqinj.

Ndërsa tensionet sa vijnë e shtohen, qeveritë në mbarë botën apeluan për një rikthim te diplomacia, ndërsa në të njëjtën kohë po mendojnë largimin e qytetarëve të tyre nga rajoni. Bashkimi Evropian kërkoi t’i jepet fund menjëherë përdorimit të armëve në Lindjen e Mesme duke shtuar se palët duhet të bëjnë përpjekje për t’iu rikthyer dialogut.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, ndërsa përgatitej për t’u nisur drejt Londrës, sqaroi se do ta diskutonte situatën me kryeministrin britanik Boris Johnson. Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi se vendi i saj “e refuzon agresionin me çdo mënyrë të mundshme”.

“Tani është më shumë në dorën e iranianëve që të mos përfshihen në përshkallëzime të mëtejshme”, është shprehur ajo.

Edhe ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash e bëri të qartë se është thelbësore që rajoni të tërhiqet nga tensionet, të cilat mund të shkaktojnë vetëm telashe. Japonia nga ana tjetër po dërgon një luftanije në Gjirin Persik për t’i ardhur në ndihmë anijeve japoneze dhe atyre cisternë që udhëtojnë në zonë.

Nga Irani, tonet nuk janë paqësore: presidenti Hasan Rouhani paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se forcat e tyre do të dëbohen nga Lindja e Mesmes pas vrasjes së Kasem Sulejmanit.

“Ju i pretë dorën Sulejmanit, ne do të presim këmbën tuaj nga rajoni”, citohet të ketë thënë ai. Ndçrsa lideri supreme i Republikes Islamike, Ajatollahu Ali Khamenei tha se ky sulm ishte “një shuplakë fytyrës”, ndërsa turma e mbledhur rreth tij thërriste “Vdekjes Amerikës”.

Leave a Reply