Kadri Veseli: Nuk kemi asgjë për të pasur frikë – megjithëse në Hagë, Gjykata Speciale është pjesë e ligjit tonë

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dorëzuar një letër avokatit të tij mbrojtës Ben Emmerson, për paraqitjen e tij të parë pranë Gjykatës Speciale.

Në këtë letër siç e ka cituar Benn Emmerson, Kadri Veseli është shprehur se i gjithë procesi i Dhomave të Specializuara është për të gjetur të vërtetën.

”Procesi është atje për të gjetur të vërtetën dhe nuk kemi asgjë për të pasur frikë, nga e vërteta, për të penguar apo ndërhyrë në proces”.

”Të gjitha seksionet e shoqërisë tonë t’i përgjigjen kësaj situate me qetësi dhe dinjitet me besim dhe dijeninë që gjykatësi do të japë vendimin e drejtë deri në fund”.  

”Ky Tribunal është ngritur nga Parlamenti i Kosovës që vepron në emër të popullit dhe është mishërim i parimit që ‘‘Nuk ka paqe pa drejtësi dhe nuk ka drejtësi pa paqe””.

”Megjithëse është në Hagë, kjo gjykatë është pjesë e ligjit tonë (Republikës së Kosovës)”.

”Nuk duhet të kemi asnjë lloj mërie ndaj ndërkombëtarëve që punojnë në Tribunal. Ata po bëjnë atë që ne populli i Kosovës kemi kërkuar të bëjmë”.

”Ky Tribunal është pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt krijmit të shtetit, drejt forcimit të shtetit dhe ne duhet ta çojmë këtë proces deri në fund”, është shprehur Kadri Veseli përmes letrës.

Leave a Reply