Kalbja e gishtit mund ta infektojë tërë trupin

Skënder ef. Bruçaj e ka obligim që t’i kërcënohet Presidentit Ilir Meta që mos të gabojë që ta mbulojë me “dekoratë presidenciale” pisllëkun e Mulla Sulës! Naim ef. Tërnava e ka për borxh që t’ua tërheq vërejtjen strukturave të veteranëve të UÇK-së që mos ta turpërojnë gjakun e derdhur të trimave e të heronjëve të kombit duke i shitur “mirënjohje” plehërave të kombit e të fesë

 Shkruan Majlinda Tavanxhiu, Tiranë

 

Në disa portale shqiptare sot lexuam një analizë të autorit Gëzim Karaja e që kishte të bëjë lidhur me izolimin total të Sulejman Rexhepit nga homologët e tij shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës. Titulli ishte tepër sugjestiv (“Mos lejoni që Sulejman Rexhepi të zezat e veta t’i mbulojë me flamurin kombëtar) dhe, që në titull pothuajse nënkuptohej gjithçka për sa i përket brendisë së tekstit. Thjesht, i bëhej apel homologëve të Sulejman Rexhepit që mos ta izolojnë por të ndikojnë tek faktorët shtetëror e kombëtar që ta largojnë një orë e më parë, sepse, tashmë ka kaluar në rrezik potencial për interesat gjithëkombëtare e fetare islame.

Pa dyshim, për këtë periudhë që kur i është tundur kolltuku Sulejman Rexhepit, ai shumë më tepër, për të mos thënë vazhdimisht, është parë me politikanë e me funksionarë të natyrshëm nga jeta politike, se sa që është takuar jo vetëm me homologët e vet por edhe me udhëheqësit e organeve të BFI-së tashmë të uzurpuar nga ai.

Mulla Sula më tepër është parë me Ilir Metën, presidentin e Shqipërisë, si dhe me sekserët e tij me të cilët tashmë e ka bërë pazar dekorimin e tij, duke e dhënë edhe kaparin prej qindra mijëra euro, se sa, bie fjala me myftiun e Kumanovës, apo me atë të Shtipit apo të Resnjes! Mulla Sula më tepër është parë duke u takuar e duke drekuar me përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve të UÇK-së, prej të cilëve e bleu “mirënjohjen”, se sa që është parë me kordinatorët e myftnive të vendit. Më shumë ka kontribuar për fitoren e Blerim Bexhetit, me një biografi të trishtueshme për nga pikëpamja islame, se sa që është angazhuar për ta stabilzuar Myftininë e Shkupit, të Shtipit, të Manastirit, të Strugës etj. Mulla Sula më tepër është parë duke u shoqëruar e duke drekuar me Talat Xhaferin e me Ali Ahmetin se sa me dy hoxhallarë të vjetër të cilësdo pjesë të Maqedonisë. Mulla Sula po e falimenton BFI-në për të mirën politike të BDI-së kurse as që ka bërë qoftë një gram punë për komunitetin e hafëzlerëve të Maqedonisë.

Për këto dy vite, Mulla Sula është parë me dhjetra herë me Ilir Metën e me Baba Mondin, kurse as që ka denjuar të shkelë në pragun e zyres së Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder ef. Bruçaj! Mulla Sula për këto dy vite më tepër është takuar me gjyetarë të Kosovës se sa me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës! Çka fletë kjo?

Kjo flet se Mulla Sula e ndjenë veten fajtor i pafalshëm për paratë që i vodhi të cilat ia sollën homologët e tij nga Shqipëria dhe Kosova me dedikim për vëllezërit që e pësuan vërshimën katastrofale në Hasanbeg dhe rrethinë.

Meqë kjo është e vërtetë, meqë faji i Mulla Sulës është shum evident, atëherë, edhe presioni i homologëve të tij mbi Mulla Sulën për shkak të zhvatjes dhe manipulimit të tyre, duhet të jetë evident dhe i pashmangshëm. Këtë detyrë islame, këtë obligim të porositur edhe me Kur’an, Skënder Bruçaj si dhe Naim Tërnava ia kanë borxh vëllezërve shqiptarë myslimanë nga Maqedonia, të cilët për momentin janë nën duarët e pushtetit që e stimulojnë këputjen e mishit të tyre përmes thonjve të pista të Sulejman Rexhepit.

Skënder ef. Bruçaj e ka obligim që t’i kërcënohet Presidentit Ilir Meta që mos të gabojë që ta mbulojë me “dekoratë presidenciale” pisllëkun e Mulla Sulës! Naim ef. Tërnava e ka për borxh që t’ua tërheq vërejtjen strukturave të veteranqëve të UÇK-së që mos ta turpërojnë gjakun e derdhur të trimave e të heronjëve të kombit duke i shitur “mirënjohje” plehërave të kombit e të fesë.

Të gjitha këta struktura e kanë obligim fetar islam që ta ndihmojnë popullatën myslimane të Maqedonisë me qëllim që ta shpëtojnë dhe ta nxjerrin nga lluci ku i ka zhytur Sulejman Rexhepi i ndihmuar dhe i përkrahur nga strukturat partiake të BDI-së së Ali Ahmetit. Ali Ahmeti mund të ketë pazare me Mulla Sulën në drejtim të sigurimit të kontigjenteve të votave, kurse efendi Tërnava si dhe efendi Bruçaj e kanë obligim moral, kombëtar e fetar që të angazhohen me mish e me shpirt që ta shmangin nga trungu fetar krimbin më të paparashikueshëm, Mulla Sulën, i cili pa dyshim që për një grusht lekësh do të vihej në shërbim të kujtdo qoftë për t’i eliminuar nga skena fetare si efendi Tërnavën ashtu edhe efendi Bruçën. Sepse, këta dy janë në situatë që në çdo moment t’i kërkojnë raport për paratë e grabitura nga bamirësit e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Prandaj, kujdes: gishti i kalbur mund ta infekojë tërë trupin…

Leave a Reply