Kampi grek i refugjatëve Moria digjet – emigrantët të revoltuar nga karantina

Zyrtari grek i ministrisë së Emigracionit, Manos Logotetis, ka deklaruar sot se kampi Moria në ishullin Lesbos ku gjatë natës së kaluar ka shpërthyer një zjarr, sipas të gjitha gjasave është shkatërruar plotësisht, kurse kryeministri grek për shkak të situatës së krijuar ka thirrur takim urgjent të shtabit të krizave që pritet të mbahet sot pasdite.

Sipas gjetjeve të para, zjarri ka shpërthyer në disa hapësira të kampit, ku më pas zyrtarët kompetentë kanë tentuar të izolojnë të sëmurët me COVID-19 që gjithashtu ishin të vendosur në kamp.

Polici Argiris Sivris, ka deklaruar për një televizion lokal se situata ka dalë nga kontrolli dhe se policia është detyruar të arrestojë afro 200 emigrantë, që më herët ishin urdhëruar të rikthehen nëpër vendlindjet e tyre.

Sipas mediave greke, mijëra emigrantë në mesin e të cilëve fëmijë, gra, të moshuar dhe sëmurë të kapluar nga paniku, janë larguar nga kampi, kurse policia ka bllokuar të gjitha rrugët që qojnë drejt ishullit Mitilen për të parandaluar ardhjen e emigrantëve që janë në panik duke ikur nëpër kodra.

Zjarri ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit dhe për fat të mirë askush nuk është lënduar, kurse për fikjen e tij janë angazhuar 25 zjarrfikës dhe 10 kamionë.

Leave a Reply