Kapet Olsi Boriçi

Vodhi 28 mln Lekë në bankën ku punonte

Pas dy vitesh kërkim, ish-bankieri që vodhi përmes mashtrimit 280 milionë Lekë nga kursimet e qytetarëve të Lezhës është vënë në pranga. Olsi Boriçi ishte në kërkim prej vitit 2017, kur Gjykata e Apelit  në Shkodër e dënoi me 10 vite burg, me vendim të formës së prerë.

41-vjeçari u kap në një banesë  lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në një operacion të mbështetur edhe nga forcat RENEA. Sipas policisë, Boriçi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër punonjës të bankës, falsifikonin firmat e klientëve dhe kryenin transaksione bankare pa dijeninë e tyre.

Shumat ata i kishin tërhequr në periudha të ndryshme për të mos ngjallur dyshime tek punonjësit e tjerë të bankës. Të gjitha veprimet e paligjshme bankare janë kryer gjatë muajit Shtator të vitit 2009 .

Mbi Boriçin dhe bashkëpunëtorin e tij rëndon akuza e “ Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”./Tv Klan/

Leave a Reply