Kastrati: Edhe katër komuna në Kosovë na kanë mbetur për t’iu shpërndarë ndihma

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt kanë shpërndarë pako ushqimore për 100 familje në nevojë. Po ashtu në këtë komunë është premtuar edhe ndërtimi i shtëpive tjera.

“Në Ferizaj kemi sjellë pako ushqimore për 100 familje. Vlera për një pako është afërsisht 50 euro. Përmban gjëra ushqimore dhe nga një thes miell 25 kilogram”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Halil Kastrati.

Drejtuesi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” thotë se pas kalimit të pandemisë në Ferizaj do të fillojnë të ndërtojnë shtëpi të reja, përcjell Telegrafi.

“Jemi dakorduar me kryetarin Agim Aliu që pas kalimit të pandemisë ne bashkë me Komunën e Ferizajt do të fillojmë të ndërtojmë dhjetëra shtëpi”.

Kastrati thotë se kanë mbetur vetëm edhe katër komuna në Kosovë pa marrë ndihma nga shoqata.

“Ne çdo ditë jemi nëpër komuna. Dje kemi qenë në Kamenicë dhe na kanë mbetur edhe katër komuna për t’i përfunduar të gjitha komunat në Kosovë”, tha ndër të tjera Halil Kastrati./Telegrafi/

Leave a Reply