Kastriot Reçit i kishin ekzekutuar edhe vëllain në mes të Romës

Ekzekutimi i Kastriot Recit në qëndër të qytetit të Rreshenit mund të ketë lidhje me histori të vjetra ku ishte përfshirë edhe vëllai i tij Gasper Reci në Itali.

Pikërisht, Gasper Reci ishte ekzekutuar me katër plumba mbrëmjen vonë të 27 prillit 2017 në Tor Vergata të Romës.

Sic raportonin në atë kohë mediat italiane, 43 vjecari Gasper Reci ishte duke ecur rrugës vetëm, teksa ndiqej nga një mjet tip SMART nga I cili erdhi një breshëri me plumba që I mori jetën shtetasit shqiptarë.

Ngjarja ndodhi afër banesës së Recit, dhe e para që lajmëroui policinë dhe ambulancën ishte vajza e viktimës që kishte dëgjuar të shtenat dhe kishte dallë në ballkon.

Në atë kohë  pista më e mundshme e vrasjes, për hetuesit ishte ajo e larjes së hesapeve për pazaret e drogës ndërsa Reçi rezulton me precedentë të shumtë penalë në Itali. Tashmë është ekzekutuar edhe vëllai I tij, Kastriot Reci, I cili njohej së tepërmi në Mirditë pasi kishte në pronësi edhe televizionin “Media Plus” në Lezhë. Ende nuk ka të dhëna mbi autoret e kësaj ngjarje.

Leave a Reply