Kërcënimi i Iranit/ Rama: Mos kini frikë; nuk kontribuojmë me raketa dhe bomba

Kryeministri Edi Rama thekson nga Viena se nuk është surprizuar nga deklarata liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili e quajti Shqipërinë “një vend të vogël dhe të keq”, për shkak të strehimit të mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane (MEK).

Në një intervistë direkte me edicionin informativ të orës 19:30 në Top Channel, Rama i tha gazetarit Muhamed Veliu se Shqipëria nuk kontribuon në aleancën me SHBA-në me raketa dhe bomba, por nëpërmjet operacionit humanitar për strehimin e muxhahedinëve.

“Nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë. Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe nuk jemi kontributor në këtë aleancë të madhe me raketa apo bomba, por jemi kontributorë në ofrimin përmes një operacioni humanitar, të strehës për një grup njerëzish të kërcënuar me vdekje nga një regjim diktatorial”, tha Rama.

Kryeministri qetësoi qytetarët sa i përket sigurisë së Shqipërisë, duke theksuar se SHBA është shumë e angazhuar në këtë aspekt.

“Sa i përket aspektit të sigurisë, kemi qenë dhe jemi ngushtësisht të koordinuar me SHBA. Gjithnjë ka një shqetësim kur bëhet fjalë për t’u gjendur në situata kur shqetësohet një diktaturë, sidomos një diktaturë si ajo e Iranit. Ka momente jo vetëm kur duhet të marrim, por edhe të japim. U them të gjithë shqiptarëve që nuk duhet të ketë asnjë shqetësim dhe SHBA-të janë shumë të angazhuara në sigurinë e vendit tonë”, u përgjigj Rama.

Lideri i Iranit, Al Khameni shpall Shqipërinë armik: Një vend i vogël në Europë strehon armiqtë tanë

Intervista:

Muhamed Veliu: Zhvillimi i orëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve. Irani e quan Shqipërinë vend armik. Sa të kërcënuar jemi realisht zoti Kryeministër dhe si e keni pritur këtë kërcënim?

Edi Rama: Faleminderit që keni bërë rrugë për të ardhur këtu dhe nën vigjilje të këtij momenti historik për Shqipërinë sepse Shqipëria merr për herë të parë në historinë e saj një rol në skenën ndërkombëtare dhe drejtimin e OSB-së për vitin 2020. Ndërkohë që nuk jam fare i surprizuar nga deklarata në fjalë. Shqipëria ka bërë atë që duhet në respekt të traditës së saj, në respekt të faktit që jemi aleatë strategjikë të SHBA dhe nuk jemi kontributor në këtë aleancë të madhe por dhe më gjerë me raketa apo bomba, por jemi kontributorë në ofrimin përmes një operacioni humanitar, të strehës për një grup njerëzish të kërcënuar me vdekje nga një regjim diktatorial. Sa i takon aspekteve të sigurisë, qysh në ditën e parë dhe në vijim ne kemi qenë dhe jemi ngushtësisht të koordinuar me SHBA-të. Që do të thotë, gjithmonë ka një shqetësim kur bëhet fjalë tu gjendur në situata ku shqetësohet një diktaturë aq më tepër një diktaturë si ajo e Teheranit. Por nga ana tjetër ne nuk mund vetëm të marrim , por ka momente kur dhe duhet të japim. Dhe jemi shumë krenarë për këtë dhe ndërkohë ju them të gjithë u them të gjithë shqiptarëve që nuk duhet të ketë asnjë shqetësim dhe SHBA-të janë shumë të angazhuara në sigurinë e vendit tonë”.

Veliu: E keni quajtur marrjen e kryesimit të OSBE-së si një moment historik për vendit tonë. Çfarë do të përfitojë Shqipëria nga drejtimi i OSBE-së?

Rama: Shqipëria ka marrë nga OSBE për shumë vite dhe sot është momenti kur Shqipëria është në pozitën që të japë. Pastaj ky është një prestigj i madh për Shqipërinë në radhë të dytë sigurisht për ne do jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ne ndjejmë përgjegjësinë shumë të madhe por është dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të manifestuar ndërkomëbarisht tiparet dhe kapacitetet e një Shqipërie që paskëtaj të jeni të sigurt që do shihet edhe me më shumë respekt për ata që e njohin dhe për ata që deri më sot nuk e njohin”.

Veliu: Por, a i ka Shqipëria kapacitet për të drejtuar një organizatë në ët cilën aderojë plot 57 vende?

Rama: Sot kemi qenë në zyrat e posaçme të këtij misioni të jashtëzakonshëm që kemi marrë përsipër dhe aty edhe kolegët tuaj e kanë parë që ka një skuadër me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përzgjedhur me shumë kujdes që janë një garanci absolute për suksesin e misionit.

Veliu: Nesër do mbani një fjalë në asamblenë permanentet. Cilat do jenë mesazhet? 

Rama: Nesër është marrja zyrtare e drejtimit të OSBE-së dhe do ti drejtohem të gjithë përfaqësisë së gjerë të këtyre 57 vendeve që do jenë prezent përmes ambasadorit të tyre duke ju komunikuar sfidat dhe prioritet.

Veliu: Ju do duhet të udhëtoni drejt Moskës dhe Ukrainës në një takim të mundshëm me Putin, çështjet që do bisedoni cilat janë?

Rama: Së pari ne presim konfirmimet dhe normalisht kemi kërkuar takimet. Janë 3 takime të para që bëhen njëherësh, takime në SHBA, qoftë në Kongresin Amerikan, qoftë në Kombet e Bashkuara, takimet në Ukrainë dhe në Moskë. Aty do dimë ekzaktësisht kush do ta presë dhe me kë do diskutojmë.

Top Channel

Leave a Reply