Khamenei përmend Shqipërinë: Vend i vogel i djallëzuar europian që strehon tradhëtarët e Iranit

Lideri supreme i Iranit Ali Khamenei komentoi me tone të forta sulmet që vendi i tij ndërmori ndaj dy bazave ushtarake në Irak ku qëndronin ushtarë të SHBA dhe të NATO-s.

Duke folur për marrëdheniet mes vendit të tij dhe SHBA apo edhe aleatet e amerikaneve në vendet arabe dhe zona të tjera të botës, Ali Khamenei në fjalën e gjatë në televizionin publik, nën rrjeshta i dedikoi një hapësire edhe Shqiperisë.

Duke mos përdorur emra, por duke thene ne menyrë eksplicite “një vend shumë te vogël, por i djallëzuar europian, ku amerikanët bashkepunojne me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike”,

 “Është një vend shumë i vogël por i djallëzuar europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, tha mes të tjerash në televizionin shteteror gjatë një fjalimi të gjatë Khamenei.

Natyrisht në të gjithë këtë retorike ështe e qartë dhe e kuptueshme që lideri supreme Iranian i referohet Shqipërisë pasi në Europë, jemi i vetmi vend që strehojmë muxhahedine, të cilat Khamenei i konsideron armiq e tradhëtare të kombit.

Opozitarët e MEK janë strehuar në Manzë të Durrësit pas një kerkese të departamentit amerikan të shtetit.

Leave a Reply