Kim Jong-un i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër

Zyrtarët e Koresë së Jugut hodhën poshtë zërat se drejtuesi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është duke u mjekuar ende pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.

Por “Daily NK”, një uebfaqe me qendër në Seul që mbështetet në burime anonime në Korenë e Veriut për të raportuar mbi vendin e izoluar, deklaroi se një ditë më parë, Kim iu nënshtrua vërtetë një operacioni në zemër, në Spitalin Hyangsan, një klinikë që kujdeset për shëndetin e familjes së tij.

Në këtë publikim thuhet se tashme Kim është jashtë rrezikut për jetën dhe po rikuperohet në një vilë afër spitalit, e cila është në ultësirë të malit Mohyang, në veri të Pyongyang, kryeqyteti i Koresë së Veriut.

Zyrtarisht, qeveria e Koresë së Jugut tha se nuk kishte asnjë koment, por gazetarët në Seul, privatisht u vunë në dijeni mbi vërtetësinë e këtij informacioni.

Leave a Reply