Kim Jong-Un kërcënon Botën: Jemi pranë posedimit të armës bërthamore

Lideri koreano-verior, Kim Jong-Un, i cituar nga agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve, KCNA, konfirmoi sot se ishte pranë posedimit të një arme bërthamore dhe kjo pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, ndërkohë që objektivi final i shtetit komunist ishte arritja e ekuilibrimit të forcave me SHBA-në.

“Qëllimi final është vendosja e një ekuilibri të forcave me SHBA-në dhe për të detyruar drejtuesit amerikanë të mos guxojnë më të parashikojnë një mundësi ushtarake kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë”, deklaroi presidenti koreano-verior.

Kim Jong-Un theksoi se lëshimi i një rakete me rreze të mesme veprimi Hwasong-12 mbi Japoni, kishte qenë një sukses dhe kishte mundësuar rritjen e kapaciteteve bërthamore ushtarake të vendit të tij.

“Ne kemi arritur qëllimin për armën bërthamore”, theksoi lideri koreano-verior duke u shprehur disa orë pas dënimit të ashpër për lëshimin e kësaj rakete nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në Nju Jork.

“Ne duhet t’u tregojmë qartë këtyre fuqive të mëdha nacionaliste se si vendi ynë e ka arritur objektivin për të pasur një armë bërthamore dhe kjo pavarësisht sanksioneve dhe bllokimit të tyre”, shtoi Kim.

Duke folur për akte skandaloze dhe shumë provokuese, Këshilli i Sigurimit i kërkoi dje Koresë së Veriut ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Leave a Reply