Kim thirrje Presidencës e Kuvendit: Vazhdoni të punoni për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadroja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kërkon nga Parlamenti, Presidenca dhe institucionet e drejtësisë që të vijojnë punën për vënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në “Twitter”, krydiplomatja amerikane thekson se liderët e vendit duhet të mbajnë premtimin ndaj popullit shqiptar.

“Pozitive të shoh progresin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin ndaj popullit të Shqipërisë për drejtësinë”, shkruan Kim.

Leave a Reply