Kisha greke ndahet për vaksinën

Një Mitropolit bën thirrje: Refuzojeni është prodhuar nga fetuset

Nisja e vaksinimit anti-Covid në Greqi ka përçarë kishën ortodokse, teksa Mitropoliti i Kytheras Seraphim ka kundërshtuar efektet e saj pozitive.  Seraphim u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos e bëjnë vaksinën për koronavirusin pasi është prodhuar nga fetuset pas aborteve.

Por ndërsa Mitropoliti Seraphim bën fushatë për refuzimin e vaksinës, kolegu i tij, Mitropoliti i Nafpaktos dhe Agios Vlasios, Hierotheos pasi u vaksinua tha se disa nuk e kuptojnë ankthin e njerëzve të infektuar, vetminë e tyre në spital dhe as nuk e kanë ngrohtësinë e njerëzve në varrimin e tyre. Situata me koronavirusin është tragjike. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar njerëzit, theksoi Mitropoliti  Hierotheos duke folur për koronavirusin.

“Unë u vaksinova. E bëra me shumë humor dhe gëzim, pa asnjë shqetësim. Infermieri kishte një dorë shumë të lehtë ndaj unë nuk e ndjeva fare. Të nesërmen në mëngjes ndjeva një dhimbje në krah. Koronavirusi po krijon probleme të mëdha në shoqëri dhe në kishë. Ka një hendek mes kishës dhe shtetit. Shteti duhet të merrte masa dhe disa klerikë reaguan. Një konflikt mes shkencës dhe teologjisë u bë i dukshëm. Ka një konflikt mes klerikëve. Me arritjet e shkencës, mendoj se do të jemi në gjendje t’i kapërcejmë edhe këto rivalitete. Në këtë këndvështrim, unë shoh vlerën e madhe të vaksinimit”.

Pavarësisht apelit të kolegut, Metropoliti i Kythera-s Seraphim ende beson jo tek vaksina, por tek tempujt që do të funksionojnë normalisht duke e mbrojtur popullin.

“Në Kythira nuk ka ndonjë problem të mbipopullimit dhe ne nuk do të marrin masa. Le të kemi një distancë të arsyeshme dhe t’i lemë njerëzit të shkojnë në kishë. Nga Italia fqinje besimtarët me kanë kontaktuar me shqetësim të madh sepse vaksinat po përgatiten me mbetjet e aborteve.Kjo është e tmerrshme ndaj besimtarët edhe atje janë të shqetësuar dhe i janë drejtuar udhëheqësit të tyre Papës”.

Deklaratat e klerikëve ortodokse greke vijnë në orët kur po jepte shpirt në spital, Mitropoliti i Kosturit 61-vjeçar Seraphim ndërsa kanë vdekur nga koronavirusi edhe disa krerë të kishës në Serbi dhe në Malin e Zi.

Leave a Reply