Kombet e Bashkuara votojnë kundër vendimit të Trumpit për Jerusalemin

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka përkrahur një rezolutë që i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqet nga njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në tekstin e rezolutës thotë se çdo vendim lidhur me statusin e qytetit është i pavlefshëm dhe duhet të anulohet, raporton BBC.

Rezoluta kundër vendimit të Trumpit është aprovuar nga 128 shtete, 35 kanë abstenuar dhe nëntë kanë votuar kundër, transmeton Koha.net.

Votimi vjen pas kërcënimeve të Donald Trumpit se do të ndalë ndihmën financiare për shtetet që përkrahin rezolutën.

Statusi i Jerusalemit është shkaktar i konfliktit të Izraelit me Palestinën.

Izraeli ka okupuar pjesën lindore të qytetit në vitin 1967 gjatë luftës në Lindjen e Mesme dhe për izraelitët qyteti njihet si kryeqytet i padukshëm i shtetit të tyre.

Leave a Reply