KORONAVIRUSI/ OBSH më në fund sjell lajme të mira

“Pandemia e koronavirusit po ngadalësohet nëpër botë”.

Ky është lajmi I mirë që sjell Organizata Botërore e Shëndetësisë pas muajsh të tërë debatesh në lidhje me situatën e krijuar.

OBSH e jep këtë konkluzion pas krahasimit të të dhënave për rastet e reja dhe vdekshmërinë javë pas jave.

Situata paraqitet më e përmirësuar sidomos në kontinentin amerikan.

Shifrat tregojnë se nga 17-23 gushti janë regjistruar 1.7 milionë raste të reja dhe 39 mijë viktima ose e thënë ndryshe 5% më pak të infektuar dhe 12% më pak humbje jete, krahasuar me javën paraardhëse.

Ngadalësimi është duke u vënë re kudo përveçse në zonën e juglindjes së Azisë dhe pjesën e Mesdheut lindor.

Deri më tani numri I të ifektuarve ka shkuar në rreth 24 milionë nga ku 16.5 milionë janë shëruar, ndersa fatkeqësisht rreth 820 mijë kanë ndërruar jetë.

Leave a Reply