Koronavirusi “prek” edhe Gjermaninë

Pas Francës, Gjermania është vendi i dytë në Evropë ku regjistrohet një person i infektuar nga koronavirusi.

Virusi i ri ka infektuar një banor të Starnberg. Kjo është konfirmuar nga zyra e shëndetit bavarez.

I infektuari ndodhet në mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa nuk bëhet publike identiteti i pacientit.

Të afërmit e pacientit janë informuar për simptomat që mund t’u shfaqen në rast të sëmundjes, si dhe janë udhëzuar për kushtet higjenike dhe masat që duhet të ndjekin në rast të ndryshimeve në shëndetin e tij.

Të premten, Franca ishte shteti i parë në Evropë, ku dy person u infektuan nga virusi i ri. Deri më tani, raportohet se 106 persona kanë humbur jetën në Kinë nga koronavirusi.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi të hënë se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga virusi i ri i identifikuar në Ëuhan, Kinë.

Leave a Reply