Korridoret e udhëtimit, Brukseli kërcënon gjashtë shtete

Ministrat e jashtëm Evropianë nuk ranë dakord për vendosjen e protokolleve të përbashkëta ne kufijtë mes tyre që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve për qëllime turistike. Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia janë nën presion për të lehtësuar kufizimet në kufijtë e tyre.

Ministrat për çështje evropiane nuk arritën konsensus në mbledhjen e zhvilluar online për  iniciativën për të miratuar protokolle të përbashkëta që do t`ju nevojiten turistëve për të bërë udhëtime të sigurta gjatë këtij sezoni veror.

Të konsideruara si korridoret e udhëtimit ato përfshijnë certifikatën e vaksinimit dhe do të përdoren si një elementë i lëvizshmërisë së sigurt. Certifikata e përbashkët e vaksinimit do të garantonte rifillimin e udhëtimeve të sigurta për qëllime turistike. Spanja është “pioniere” në krijimin e korridoreve të udhëtimit turistik në ishujt Baleare dhe ato Canarie.

Ndërkohë që u diskutua për shpëtimin e sezonit turistik, gjashtë shtete të BE Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia janë nën presion për të lehtësuar kufizimet në kufijtë e tyre, të ndërmarra për të penguar shtimin e varianteve të reja të virusit COVID-19.

Sipas zyrtarëve të lartë në Bruksel, duhet një qasje e koordinuar dhe me më pak kufizime për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda hapësirës Shengen. Komisionari i Drejtësisë i ekzekutivit të BE, Didier Reynders, tha se Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia kanë dhënë 10 ditë për të justifikuar masat radikale në kufi.

“Është domosdoshmëri që të kthehemi në një qasje të koordinuar për të gjitha masat në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Bashkimin Evropian” tha Reynders.

Leave a Reply