Kosova në heshtje zgjedhore

Angazhohen 88 prokurorë e 30 gjyqtarë për mbrojtjen e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur pothuaj të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e nesërme që do të mbahen në Kosovë. KQZ gjatë ditës së sotme ka shpërndarë të gjitha materialet zgjedhore nga depoja qendrore e KQZ-së në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

“Sipas planit operacional ky material i ndjeshëm zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet do të shpërndahet në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në të gjitha këtu qendra të votimit”.

Janë gjithsej 888 qendra votimi me 2382 vendvotime të cilat  do të jenë të hapura për votuesit të dielën në orën 7 të mëngjesit.

“Pra sipas ligjit këto do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 7 të mbrëmjes”.

Për këto zgjedhje janë përgatitur edhe institucionet e drejtësisë dhe sigurisë. Janë 88 prokurorë e 30 gjyqtarë që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në mbrojtje të votës së qytetarit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen të dielën pas vendimit të gjykatës kushtetuese e cila e kishte cilësuar jolegjitime qeverinë Hoti.

Leave a Reply