Kosova siguron 500 mijë vaksina nga Pfizer

Edhe Kosova do të marrë vaksina antiCovid nga Pfizer. Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka dhënë këtë të martë njoftimin se është arritur dakordësia me përfaqësuesit e Pfizer, të cilët kanë konfirmuar dërgimin e 500 mijë vaksinave.

Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer. Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta”, tha Zemaj.

Ministri në detyrë thotë se Kosova do të  marrë nga mekanizmi Covax 360 mijë vaksina falas për 20% të popullatës.

“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së”, shprehet Zemaj, ndërsa thotë se vaksina kundër Covid do të jepet falas.

Leave a Reply