Kryemadhi: Meta bashkëfajtor, ta shkarkojnë që nesër si President…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në Tonight Ilva Tare” tha se ishte kundër djegies së mandateve.

Sipas Kryemadhit, për gjithë këtë situatë Presidenti Ilir Meta është bashkëfajtor dhe që ta shkarkojnë që nesër sepse ai nuk është anëtar i LSI-së…

Tare: Kryeprokurorja e re duhet dekretuar nga Presidenti?
Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë. Është bashkëpunëtor i këtij kaosi. Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.

Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?
Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i Partisë tonë.

Çipa: Kjo është akuzë e fortë.

Leave a Reply