Kryeministri i Armenisë: Po përballemi me kërcënim historik

Nga data 27 shtator, Azerbajxhani dhe Armenia vijojnë luftën për të rajonin e vetëshpallur të pavarur, Nagorni-Karabak. Përpjekjet diplomatike dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund konfliktit duket se nuk kanë patur asnjë rezutlat.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan deklaroi se kombi i tij po përballej me një kërcënim historik.

Të premten, Armenia iu përgjigj pozitivisht thirrjes nga “Grupi i Minskut” për armëpushim por presidenti i Azerbajxhanit kërkoi tërheqjen e të gjitha forcave armene nga Nagorni-Karabak si e vetmja mënyrë për ti dhënë fund luftimeve.

Azerbajxhani dhe Turqia në mënyrë të përsëritur kanë mohuar përfshirjen e forcave turke në luftime, si dhe pohimet nga Armenia, Rusia dhe Franca se rebelët Sirianë po luftojnë në anën Azeriane.

Leave a Reply